Kosova & Rajoni

Kosovë, 21 viktima dhe 1278 raste të reja me COVID-19! Nënë e bir humbasin betejën me virusin

4 Shtator 2021, 15:59| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 22:55

  • Share

Vijon të përkeqësohet situata epidemiologjike në Kosovë pavarësisht masave kufizuese, të ndërmarra në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 21 viktima nga COVID-19, 12 prej viktimave janë burra dhe 9 gra. Mes viktimave janë edhe një grua dhe djali i saj. 

Edhe një 28-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë nga COVID në Kosovë. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere, nga Vushtria. 2 ditë më parë ka humbur betejën me COVID edhe një 36 vjeçare. Ajo ndërroi jetë 1 dite që solli në jetë vajzën e saj dhe nuk kishte marrë asnjë dozë vaksine.

Bazuar në infografikën e MSH’së, një prej viktimave i takon grupmoshës 20-29 vjeç, një viktimë tjetër i grupmoshës 30-39, një i grupmoshës 40-49, pesë viktima janë të grupmoshës 50-59 vjeç, tre viktima të grupmoshës 60-69 vjeç dhe shtatë viktima janë të moshës 70-79 dhe tre viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare.

Ndërsa janë konfirmuar edhe 1278 raste të reja.  Nga nisja e fushatës së vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013  doza .

Aktualisht janë në total 26.534 raste aktive, ndërkohë autoritetet inkurajojnë qytetarët t’u drejtohen qendrave shëndetësore me qëllim marrjen e vaksinës anti-COVID.

 

Ora 22:48
Një tjetër e re shtatzënë humb betejën me COVID në Kosovë, shpëton foshja

Një tjetër e re shtatzënë ka humbur betejën me COVID në Kosovë. Një 36 vjeçare vdiq pas 1 dite që solli në jetë vajzën e saj. Ajo solli në jetë fëmijën më 1 shtator, ndërsa vdiq më 2 shtator. Sipas bashkëshortit të viktimës, Jeton Nimani nga Banja e Pejës së Istogut, gruaja e tij Vera Shotanaj u infektua me virus në një aheng familjar, e cila nuk ishte e vaksinuar me asnjë dozë të vetme. Derisa i njëjti thotë se është penduar shumë që nuk është imunizuar bashkëshortja e tij, raportojnë mediet kosovare. Fatmirësisht foshnja ka shpëtuar dhe është mirë.

Ora 22:12
Tragjedi në një familje shqiptare në Kosovë, nënë e bir humbasin jetën nga COVID

Nënë e bir nga Kosova kanë humbur betejën me Covid. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes Ahmeti.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ora 10:02
E trishtë/ Ndërron jetë nga koronavirusi 28-vjeçarja shtatzënë në Kosovë, familjarët: Pusho e qetë me bebushin tënd që e doje aq shumë

Një 28-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë nga COVID në Kosovë. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere, nga Vushtria. Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije vet familjarët në një postim në rrjetet sociale, ku shkruajnë se ajo luftoi shumë, por nuk ia doli.

‘Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare. Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume. Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli. Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.

Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!  Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror. Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.  Me dhimbje te thelle, Familja Selaci dhe Hasani.’- shkruajnë familjarët.

Ndërkohë në Kosovë, vijojnë që të raportohen shifra të larta të infeksioneve dhe viktimave si pasojë e COVID. Një ditë më parë u regjistruan 26 viktima dhe 1.448 raste të reja me koronavirus.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 04/09/2021 15:12

    Vdekjet dhe shtriraj e perditshem e infektimeve te Virusit Korona,Papraajmerimi per hapjen e spit aleve fushore,mund te jene parajmerim i nje tragjedie deri ne Vdekje masive.qe mund te ndodh nje tragjedi e shekujve ne keto hapesira njerezore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?