Kosova & Rajoni

Kosovë, 26 vjet nga masakra e Reçakut! Krerët e shtetit homazhe në kompleksin memorial, i pranishëm edhe ish-diplomati amerikan Walker

15 Janar, 08:44| Përditesimi: 15 Janar, 16:09

  • Share

Kosovë-Krerët e shtetit dhe të politikës në Kosovë përkujtuan masakrën e Reçakut në kompleksin memorial të ngritur në kujtim të viktimave këtë të mërkurë, (15 janar).  Kryeminsitri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani I zhvilluan bashkë nderimet për viktimat.

Më pas krerët e tjerë të partive politike Krasniqi, Haradinaj dhe Abdixhiku zhvilluan me radhë homazhe përpara memorialit.

Krerët e politikës e vijuan të kërkojnë drejtësi për ngjarjen ndërsa e cilësuan atë si pikë kthese që çështja dhe lufta e Kosovës të merret vëmendje ndërkombëtare.

Homazhe në memorialin në Reçak zhvilloi edhe diplomati amerikan William Walker, ish shefi i misionit verifikues të OSBE në kohën e ngjarjes i cili e ka emërtuar si një krim shtetëror atë. Përmasat që ka marrë ndërgjëgjësimi për ngjarjen siç thotë i kanë lënë përshtypje.

“Dikur ka qenë një vend dhe memorial homazhesh I vogël por shoh sot se kanë ardhur njerëz nga e gjithë Kosova, madje mendoj që këtu ka njerëz nga e gjithë bota”, tha William Walker.

Masakra e Reçakut është një ndër ngjarjet më të përgjakshme të luftës së Kosovës, ku forcat e armatosura serbe vranë 45 civilë të pafajshëm mes tyre fëmijë. Ngjarja u pasua nga bombardimet 78 ditore të NATO-s në Serbi.

Ora 12:40
26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi

Gjatë ceremonisë në përkujtim të masakrës së Reçakut, kryeministri Albin Kurti, duke iu referuar Serbisë, u shpreh se ka mbaruar lufta për çlirimin e vendit, por se nuk ka mbaruar beteja për drejtësi.

“Masakra e Reçakut ishte gjenocid ndaj popullsisë së Kosovës! Bashkë angazhohemi që historia e Kosovës dhe liria jonë të jenë shembull i forcës së popullit për të triumfuar mbi padrejtësitë.I përjetshëm qoftë kujtimi për secilën jetë dhënë për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e popullit. Lavdi martirëve dhe dëshmorëve” tha Kurti duke theksuar se autorët të marrin dënimin e merituar.

Ora 09:04
Osmani takon ish-ambasadorin Walker: E vërteta e Reçakut është e pamohueshme

Foto: Vjosa Osmani dhe William Walker

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se e vërteta e Reçakut është e pamohueshme, në një takim që pati me ish-ambasadorin që i bëri jehonë masakrës në botë, William Walker.

Osmani e Walkeri u takuan një ditë para përvjetorit të masakrës së Reçakut.

“Në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin William G. Walker, të cilin e falënderoi për kontributin e tij për të vërtetën për Reçakun.

Masakra e vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë është kujtesë e përhershme për 45 burrat, gratë dhe të moshuarit, të cilët u masakruan brutalisht më 15 janar 1999 E vërteta e Reçakut është e pamohueshme”, njoftoi Presidenca.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nino: 15/01/2025 09:18

    sot te gjitha autoritet ne Kosove duhet ti kishin permendur emer per emer te gjithe civilet e masakruar, duhet te kishte koncerte dhe aktivitete perkujtimore ne Reacak, poezi, studim, permendore etj etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?