Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 264 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 1,251 raste aktive me COVID

8 Janar 2022, 15:09| Përditesimi: 8 Janar 2022, 15:15

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 264 raste të reja me koronavirus nga 7,125 testime të kryera. Fatmirësisht asgjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 10 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158,131 që prej fillimit të pandemisë. Sakaq, në të gjithë vendin janë 1,251 raste aktive me COVID.

Gjatë këtyre 24 orëve janë dhënë 2,877 doza vaksine. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,690,659 vaksina.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se 789,306 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?