Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 2,708 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 9,771 raste aktive me COVID

20 Janar 2022, 16:21| Përditesimi: 20 Janar 2022, 16:27

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2,708 raste të reja me koronavirus nga 10,833 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 202 qytetarë ndërsa janë dhënë 4,731 doza vaksine. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,732,948 doza vaksine.

Sakaq, në të gjtihë vendin janë 9,771 raste aktive me COVID. Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shëruar nga koronavirusi 159.573 qytetarë.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?