Kosovë, 29-vjeçarja shtatzënë humb jetën nga COVID-19

26 Nëntor 2020, 20:18| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 20:19

  • Share

Një 29-vjeçare shtatzënë nga Kosova ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. E ndjera ishte në muajin e 7-të të shtatzënisë dhe ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit ajo nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por që nuk mundi të fitonte betejën me Covid-19.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve as mamaja dhe as foshnja në bark nuk ka mundur të mbijetojë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?