Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 3,617 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 31,021 raste aktive me COVID! Shërohen 1,344 të tjerë

28 Janar 2022, 15:15| Përditesimi: 28 Janar 2022, 15:18

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3,617 raste të reja me koronavirus nga 13,928 testime të kryera. Fatkeqësisht 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,344 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin janë 31,021 raste aktive me COVID. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të numrit të infektimeve dhe viktimave.

Dje u regjistruan 3,917 raste dhe 6 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 4,316 doza vaksine ndërsa 804,251 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,769,170 doza vaksine.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?