Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 373 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 9,461 raste aktive me COVID! Shërohen 1,710 të tjerë

15 Shkurt 2022, 15:25| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 15:30

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 373 raste të reja me koronavirus nga 3,139 testime të kryera. Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 9,461 raste aktive me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,710 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 211,022 që prej fillimit të pandemisë.

Sakaq, 1,427 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit ndërsa 811,331 i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,802,978 doza vaksine.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?