Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 427 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 2,811 raste aktive me COVID

13 Janar 2022, 15:02| Përditesimi: 13 Janar 2022, 15:06

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 427 raste të reja me koronavirus nga 5,881 testime të kryera.

Fatkeqësisht, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Në 24 orët e fundit 31 qytetarë janë shëruar ndërsa në të gjithë vendin janë 2,811 raste aktive me COVID.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3,541 doza vaksine ndërsa 793,574 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?