Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 508 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 8,685 raste aktive me COVID! Shërohen 1,281 të tjerë

16 Shkurt 2022, 15:39| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 15:41

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 508 raste të reja me koronavirus nga 4,320 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve janë shënuar 3 viktima.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 1,281 persona janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 212,303 prej fillimit të pandemisë.

Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 8,685 raste aktive me COVID. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1,278 doza vaksine ndërsa 811,804 janë vaksinuar me të dyja dozat.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,804,256 doza vaksine.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?