Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 602 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 12,651 raste aktive me COVID! Shërohen 2,584 të tjerë

13 Shkurt 2022, 14:59| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 15:09

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 602 raste të reja me koronavirus nga 4,386 testime të kryera. Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Mësohet se 2,584 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 207,216 prej fillimit të pandemisë.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 12,651 raste aktive me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza vaksine.

Sipas raportimeve, 810,708 persona i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,801,246 doza vaksine.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?