Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 158 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 3,396 raste aktive me COVID! Shërohen 644 të tjerë

22 Shkurt 2022, 15:47| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 15:55

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 158 raste të reja me koronavirus nga 1,626 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Mësohet se 644 persona janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 218,909 prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në të gjithë vendin mësohet se janë 3,396 raste aktive me COVID. 1,211 persona janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 813,734 i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,808,724 doza vaksine.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?