Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 717 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 16,849 raste aktive me COVID! Shërohen 2,370 të tjerë

10 Shkurt 2022, 15:25| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 15:28

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 717 raste të reja me koronavirus nga 4,132 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 1,355 persona. 809,613 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,797,661 doza vaksine.

Sakaq, 2,370 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 201,015 që prej fillimit të pandemisë.

Në të gjithë vendin mësohet se janë 16,849 raste aktive me COVID. Krahasuar me një ditë më parë, numri i viktimave dhe infektimeve ka rënë. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?