Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 728 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 5,118 raste aktive me COVID

17 Janar 2022, 15:03| Përditesimi: 17 Janar 2022, 15:08

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 728 raste të reja me koronavirus nga 5,297 testime të kryera.

Fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID. Në 24 orët e fundit janë shëruar 99 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 5,118 raste aktive me COVID.

1,156 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit ndërsa 796,246 janë vaksinuar me të dyja dozat.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?