Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 770 raste të reja me koronavirus nga 4,285 testime të kryera.Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1,589 persona ndërsa në të gjithë vendin janë 16,028 raste aktive me COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 1,319 qytetarë ndërsa 809,982 i kanë marrë të dyja dozat. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,798,980 doza vaksine.