Gjykata Themelore në Prishtinë kë dënuar sot me 40 vite burg në total katër të rinjtë e arrestuar nën akuzën e abuzimit seksual me të miturën në Kosovë, rast i ndodhur në 27 gusht të vitit të kaluar.
Përkatësisht, 26 vjeçari, Ekrem Rexhepi është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe ndaj tij është caktuar dënimi me 15 vite burg. Vëllai i tij, Gent Rexhepi, i mitur është dënuar me burgim për të mitur me kohëzgjatje prej nëntë vitesh. Ndërsa të miturit, Xhabir Salihu dhe Gentrit Jashari janë dënuar me nga 8 vite secili.
Vetëm, Shkëlqim Kameri është lënë i lirë nga 5 të arrestuarit për rastin e rëndë.
Ngjarja e rëndë shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri ku figura publike dhe qytetarë të thjeshtë organizuan marshime ku kërkohej vendosja e drejtësisë për vajzën e dhunuar dhe rritja e sigurisë për femrat. Për rastin e rëndë, dha dorëheqje nga posti, drejtori i Policisë së Prishtinës Samedin Ahmeti.
Bini me dore aty Brenda tani.
PërgjigjuShume pak u kane dhene, t'i kalbnin brenda qente.
PërgjigjuDUHET DËNIMI ME VDEKJE PER KETA MOSTRA .
PërgjigjuOse ti pritet hallati