Foto e shpërndarë në rrjete nga Fadil Nura

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë

26 Janar, 21:29| Përditesimi: 26 Janar, 22:26

  • Share

KOSOVË - Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, në fshatin Çubrel, ku tre persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve,” ka shkruar Nura.

Ndërsa mediat e Kosovës raportojnë se si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara, kanë humbur jetën tre persona civilë, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?