Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Aksident tragjik në Drenas, humb jetën një e mitur, 4 të tjerë të plagosur

31 Gusht, 20:19| Përditesimi: 31 Gusht, 20:26

  • Share

Një e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë”.

Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo u shpreh se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./Klankosova

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?