Blerim Sallahu, ministri i ri i Drejtësisë në detyrë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Albulena Haxhiu u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Sallahu emërohet ministër i Drejtësisë!

27 Gusht, 15:19| Përditesimi: 27 Gusht, 16:46

  • Share

Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësisë, njoftoi Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 gusht.

Sallahu – që deri më tani mbante postin e zëvendësministrit në këtë ministri – mori drejtimin e dikasterit të Drejtësisë, pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u zgjodh në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.

“Kryeministri [në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti e uron zotin Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar.

Më 26 gusht, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, bën një hap para drejt konstituimit të organit ligjvënës, duke zgjedhur Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryekuvendarit.

Pas kësaj, Haxhiu, së bashku me Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, u zgjodhën në postin e nënkryetarëve.

Deputetët ende nuk e kanë përmbyllur procesin e konstituimit, pasi duhet të zgjedhin edhe nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. /REL/

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?