Foto ilustruese

Kosovë/ Arrestohet 70-vjeçari serb, akuzohet për krime lufte dhe dhunë seksuale gjatë vitit 1999

4 Mars, 19:46| Përditesimi: 4 Mars, 20:11

  • Share

Kosovë – Një 70-vjeçar serb është arrestuar nga policia e Kosovës pasi dyshohet për krime lufte dhe dhunë seksuale të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

70-vjeçari serb i identifikuar me inicialet Z.N. është arrestuar mesditën e sotme në Mitrovicën e veriut, ku edhe banon.

Arrestimi i tij është bërë falë bashkëpunimit të policia së Kosovës me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

“I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë”, njofton policia kosovare.

Sipas KlanKosova, i moshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale ai do të mbahet i burgosur për 48 orë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?