Kosova & Rajoni

Sulmohet me bojë rajoni i policisë, arrestohet deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci dhe 6 aktivistë të VV-së (VIDEO)

17 Gusht 2018, 12:56| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 16:12

  • Share

Para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës, dhjetëra aktivistë të VV-së kanë hedhur bojë me ngjyrë të kuqe në shenjë proteste për “mos reagimin e policisë për dhunën ndaj grave".Pas aksionit policia ka arrestuar disa prej tyre, përfshi këtu edhe deputeten e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci. 

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se pas aksionit të sotëm të aktivistëve të saj, janë arrestuar edhe 6 aktivistë të tjerë.

“Para pak çastesh Policia e Kosovës arrestoi 7 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave”, thuhet në njoftim.

Të arrestuarit e tjerë veç deputetes sipas VV-së janë: Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.

E gjithë kjo protestë e mori pikënisjen nga krimi i dyfishtë që ndodhi në Gjakovë mbrëmjen e 7 gushtit teksa një kryefamiljar vrau gruan dhe vajzën e tij 9-vjeçe. Pjetër Ndrecaj ekzekutoi me armë zjarri, kallashnikov bashkëshorten e tij, Valbonën dhe të voglën menjëherë sapo mbërriti në shtëpi. 

Foto nga protesta e aktivistëve të Vetëvendosje

Komento

Komente

  • I pa besushmi: 17/08/2018 18:22

    Vetvendosje=pd e shqiperiss-dy parti motra qe duane te zgjidhin problemet vetem me dhune,bravo serboruset qe kane gjetur keta plehra!

    Përgjigju
    • Erik: 18/08/2018 16:39

      S'kane asnje lloje krahasimi. VV eshte e dhunshme, por ka kauza te pakten, ndersa kane avantazhin se jane te paprovuar ne qeverisje. Por keta palaçot e PD-se i kane bere 1,001 te zeza ketij vendit si ne pozite, ashtu dhe ne opozite dhe protestojne per absurditete nga me te ndryshmet, ndersa 1 proteste apo nje deklarate te vetme s'kane bere kunder drejtesise se korruptuar ne vend.

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?