Indrit Taullai

Kosovë/ Arrestohet Indrit Taullai, ish-anëtar i bandës së Durrësit

6 Dhjetor 2020, 20:07| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 15:56

  • Share

Policia e Kosovës ka arrestuar Indrit Taullain, një prej ish-anëtarëve të bandës së Durrësit.

Mediat kosovare bëjnë me dije se ai është arrestuar në orën 14:21 në një qendër tregtare në Prizren.

Gjithashtu ato bëjnë me dije se Taullai është futur në territorin kosovar më datë 5 dhjetor.

Taullai është arrestuar edhe më parë si pjesëtar në organizatë kriminale, ndërkohë që në vitin 2017 i shpëtoi burgimit të përjetshëm duke u dënuar me 25 vite burg, por më pas fitoi lirimin me kusht për arsye shëndetësore.

Banda kriminale, me drejtues të perbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, "ajo është autore e një sërë vrasjeve te ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/12/2020 23:34

    Po kesaj rradhe pse u arrestua nga kosovaret ?

    Përgjigju
    • Lala i Lushnjes: 07/12/2020 09:00

      Që të pasurohet prokurori i radhës. Një dorë të mirë pare krimi mbush xhepat " drejtësia,, dhe djali i " mirë,, i "sëmurë,, përsëri. SPAK-u si gjithmonë " drejtsinë,, në vënd dhe Sala do të ulërijë pse dalin kriminelët nga burgu.

  • Arbëri: 06/12/2020 22:56

    25 vite burg , u lirua për shkak të gjendjes së pasuris milionshe ....ta dh...drejtëdin që kemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?