Ghetto Geasy dhe nëna e tij

Kosova & Rajoni

Policia aksion në Kosovë, arrestohet nëna e reperit të njohur, Ghetto Geasy

12 Qershor, 13:25| Përditesimi: 12 Qershor, 13:36

  • Share

Një aksion i zhvilluar sot nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Florije Kelmendi Selimin, nënën e reperit të njohur, Ghetto Geasy.

Ajo, së bashku me dy zyrtare të tjera të kësaj ministrie, po hetohet nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar aksionin, duke bërë të ditur se hetimet po zhvillohen me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe përfshijnë disa persona të dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”.

Hetimet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit në institucionet publike.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?