Foto ilustruese

Kosovë/ Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh

27 Qershor, 15:13| Përditesimi: 27 Qershor, 15:35

  • Share

Personi që është arrestuar mbrëmë në regjionin e Mitrovicës për spiunazh është Aleksandar Vlajiç, ish-polic i Kosovës dhe i njëjti i ka sulmuar zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të vendit.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, brenda Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Përndryshe, prokuroria pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës - Drejtorinë Kundër Terrorizmit, sot në mbrëmje në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person.

Sipas Prokurorisë, i arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.KosovaPress

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?