Një person është arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se bashkë me disa persona një tjetër kanë tjetërsuar prona në vlerë rreth 10 milionë euro.
Arrestimi I tij është kryer nga policia e Kosovë të premten e 25 gushtit 2025, ndërsa i janë kontrolluar dhe një shtëpi dhe një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.
“Hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari A.G. mashkull/ kosovar në bashkëveprim me të dyshuarin Y. H. i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10 milionë euro, me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar”, thuhet në njoftimin për media të policisë së Kosovës.
Gjatë kontrollit janë gjeteur dhe sekuestruar edhe autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Rajonit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara
.
Ndaj tij është firmosur masa e ndalimit prej 48 orësh për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kosovë, arrestohet se tjetërsoi prona në vlerë 10 milionë euro, në kërkim bashkëpunëtori
Një person është arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se bashkë me disa persona një tjetër kanë tjetërsuar prona në vlerë rreth 10 milionë euro.
Redaksia
Po te ishte ne shqiperi as qe do i hynte ferre ne kembe.
Përgjigju