Kosovë, Avdullah Hoti: AKR pjesë e koalicionit, nesër finalizohet marrëveshja

28 Prill 2020, 17:11| Përditesimi: 28 Prill 2020, 17:18

  • Share

I nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se nesër do të finalizohet marrëveshja e koalicionit mes LDK-së, AAK-së, Nismas, Listës Serbe dhe AKR-ja, që sapo e konfirmoi se është pjesë e koalicionit.

“Besoj që nesër do të përmbyllim marrëveshjen dhe do të dalim me përbërjen e qeverisë së re. Në disa prej partive të koalicionit jemi duke i finalizuar edhe me emra të ministrave, por edhe me parimet e qeverisjes, sepse kjo për mua është esenciale”.

Edhe pse në AKR pati ndryshime qëndrimesh sa i përket koalicionit, Hoti sot tha se kjo parti do të jetë pjesë e koalicionit.

Ai gjithashtu tha se sapo të jenë gati do të dërgojnë shkresën te presidenti për t’i treguar se e kanë shumicën.

Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar më parë se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese veprimet e ndërmarra nga presidenti Hashim Thaçi, i cili para disa ditësh  ftoi në një takim gjithë partitë parlamentare për të diskutuar për formimin e qeversisë së re në kushtet kur nga LVV nuk pati reagim për kërkesën e tij që LVV duhej të çonte emrin e propozuar për tu mandatuar për krijimin e qeverisë.

Një ditë pas takimit me Presidentin Thaçi, Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi që Avdullah Hoti të jetë i nominuar për kryeministër i qeverisë së re të Kosovës.

Komento

Komente

  • Arbëri: 28/04/2020 18:00

    Kjo qeveri ilegale formohet me bekimin e hashimit (udbashit) dhe ides (serbit) dhe ramës (naivitet)...që të puthët në b*** vuçiçi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?