Drita 1-0 Ballkani

Kosovë/ Ballkani i Dajës në krizë, Drita e mund dhe hap garën për kreun! Malisheva tërbon Prishtinën

21 Shkurt, 17:02| Përditesimi: 21 Shkurt, 17:06

  • Share

Superliga e Kosovës në futboll zhvilloi mesditën e kësaj të mërkure tre nga ndeshjet e raundit të 21-të. Në Gjilan, Drita fitoi 1-0 kundër kampionëve në fuqi të Ballkanit duke bërë që gara për kreun e renditjes të rihapet. Një gol i Mesa në pjesën e dytë i dha tri pikë vendasve, duke bërë që Ballkani i Ilir Dajës të ketë vetëm një fitore në pesë ndeshje e fundit.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina e Emmanuel Egbo u mposht 0-2 nga Malisheva. Aliu në pjesën e parë dhe Hazrollaj në minutën e 88 shënuan për miqtë. Në sfidën tjetër, Feronikeli dhe Gjilani u ndanë në barazim pa gola.

Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani i Ilir Dajës me 44 pikë qëndon në krye, katër pikë më pak se Llapi. Ndërkohë që llapjanët luajnë nesër kundër Fushë-Kosovës në udhëtim dhe mund ta dërgojnë diferencën me kreun në -1.

Superliga e Kosovës, java 21:

Drita 1-0 Ballkani

Feronikeli 0-0 Gjilani

Prishtina 0-2 Malisheva

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?