Foto ilustruese

Kosovë/ Bashkëjetuesi e detyron të kryejë marrëdhënie intime me 4 burra në këmbim të parave, e reja shqiptare largohet dhe e denoncon në polici

16 Shkurt 2021, 12:38| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 12:42

  • Share

Një vajzë me origjinë shqiptare e cila bashkëjetonte me një shtetas kosovar, ka raportuar në polici se ky i fundit ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, dhe sipas mediave vendase, bashkëjetuesi i shqiptares i ka dërguar në banesë katër persona për të kryer marrëdhënie intime me ta, në këmbim të parave.

E reja e ka bërë kallëzimin në polici, të dielën rreth orës 16:00 pasi arriti të largohej pas kundërshtimeve këmbëngulëse nga banesa.

Siç thuhet në raport, vajza ka deklaruar gjithashtu se i dyshuari i ka marrë asaj florinjtë me vlerë 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë.

Viktima femër – shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull me të cilin bashkëjeton në banesë i kishte dërguar katër persona tjerë që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave, viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa. Po ashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?