Kosovë- Prezantuesi dhe ish-konkurrenti i ‘Big Brother VIP Albania”, shqiptari i Kosovës Meriton Mjekiqi, është arrestuar së bashku me të vëllanë e tij, Rinorin ditën e djeshme (22 korrik).
Policia e Kosovës konfirmoi ndalimet për akuzën e rrahjes me pasoja të rënda ndaj një personi, për ngjarjen e ndodhur më 11 korrik të këtij viti, pas konfliktit mes dy palëve.
Personi ka marrë plagë të rënda dhe po mjekohet në spital, si pasojë e dhunës së ushtruar nga dy vëllezërit, për shkaqe ende të panjohura, informon media kosovare.
Të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur dhe rreth orës 15:00 në Stacionin Policor në Obiliq, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Kurse sot, në raporton 24 orësh të policisë së Kosovës, thuhet se dyshja është vënë në pranga më 22 korrik, pas hetimeve që pasuan incidentin.
“Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”, thuhet në raportin e policisë.
Personi tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore. Mjekiqi dhe vëllai i tij dyshohet se kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Komente
