Kosova & Rajoni

Kosovë/ Deputeti i Vetëvendosjes: Kemi arritur një marrëveshje me Fatmir Limajn për një koalicion

18 Prill, 14:36| Përditesimi: 18 Prill, 16:55

  • Share

Kosovë-Dy seancat e para ku kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur të konstituohet, ka treguar se Vetvendosje nuk ka arritur të sigurojë numrat e një mazhorance parlamentare. 61 vota në parlament nuk janë bërë bashkë as për verifikimin e mandateve dhe si rrjedhojë në mungesë të tyre nuk votohet as një kandidaturë për kryetarin e parlamentit dhe qeveria e re.

Të enjten, seanca e dytë brenda një jave dështoi sërish për të bërë të paktën verifikimin e mandateve. Në seancën e parë opozita votoi kundër ndërsa pro konstituimit të tyre u dhanë 52 vota pro. PDK LDK dhe AAK thonë se Kurti dhe qeveria e tij të cilës i ka përfunduar mandate në 23 mars nuk kanë kryer dorëheqjen formale përpara se të marrin mandatet e deputetit, çka kundërshtohet nga Vetëvendosje. Opozita kundërshton VV, ndërsa kjo akuzon opozitën se po bllokon konstituimin e parlamentit.

Opozita të enjten akuzoi Kurtin se po blen kohë më shtyrjen e konstituimit të parlamentit për të formuar koalicion me partitë me qëllim mbledhjen e 61 votave me të cilat mund të votojë kryetarin e parlamentit dhe qeverinë. Pikëpyetjet deri më tani kanë qenë se me cilën parti do të bëjë koalicion Kurti. Haxhi Avdyli deputet i zgjedhur në Listën e Vetvendosjes thotë se kanë marrëveshje me Socialdemokratët e Fatmir Limajt.

“Kemi bisedime dhe bisedimet janë shumë pozitive. S’kemi të shkruar, por mbi këtë shumë shpejt... Për këtë do të dalim para opinionit. S’jam i autorizuar që të flas për këtë”, tha Haxhi Avdyli.

Ai ka pretenduar se VV i ka 61 vota në parlament për qeverinë. Por habia është se përse ato janë përdorur për ngritjen e parlamentit. Partia e Limajt ka 3 deputetë sipas rezultatit të 9 shkurtit ndërsa VV edhe pse publikisht ka pretenduar se I ka votat për të miratuar kryeparlamentarin dhe qeverinë ka dështuar në dy seanca të paktën të kalojë me votim verifikimin e mandateve. Albin Kurti ka zhvilluar negociata për koalicion me partitë e pakicave jo serbe. 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?