Momenti kur infermierja dhunon të moshuarën

Kosovë/ Dhunuan të moshuarën në Pejë, lirohen nga paraburgimi 3 infermieret, reagon vajza e saj: Gjykata 'dhunoi' për të dytën herë nënën time

25 Nëntor 2022, 10:25| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 15:22

  • Share

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që të lirojë nga paraburgimi 3 infermieret që dhunuan të moshuarën në azilin e pleqve në Pejë. Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi do të hetohen në gjendje të lirë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar dhe vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura, për të cilin thotë se gjykata, ka ‘dhunuar’ për të dytën herë nënën e saj.

Ngjarja e ndodhur më 29 tetor shkaktoi reagime të shumta jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë por edhe në shtete të tjera, ku persona të njohur dënuan dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar duke qeshur.

Vajza e të moshuarës që paguante 600 euro në muaj që infermierët të kujdeseshin për nënë e saj, pasi vuante nga ‘Alzheimer’ e ka nxjerrë nga azili menjëherë sapo mësoi ngarjes.

Më pas e mori djali me vete në Belgjikë. E moshuara që u dhunua nga infermierja e qendrës është nëna e ushtarit të UÇK, Taulant Reshat Nura që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. 

Ora 18:13
Dhunoi të moshuarën, pas lirimit Aurona Pelaj shihet duke tymosur duhan rrugëve të Pejës

Ish-infermierja në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit ‘Orenda’ në Pejë, Aurona Pelaj, e cila dyshohet për sulmin brutal ndaj 70-vjeçares, është liruar nga masa e paraburgimit bashkë me dy ish-koleget e saj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi. Ndërkohë mediat në Kosovë kanë publikuar edhe pamje nga qyteti i Pejës, ku shihet Pelaj teksa shijon lirinë duke tymosur duhan në rrugë.

Ish-infermiereja Aulona Pelaj
Ora 14:54
'Gjykata 'dhunoi' për të dytën herë nënën time', reagon vajza e të moshuarës pasi lirimit nga burgu të 3 infermiereve

Zhaneta Nura, vajza e së moshuarës që u dhunua fizikisht në azilin në Pejë ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi të 3 infermiereve Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi, të cilat dhunuan nënën e saj.  

Ajo shprehet se ky vendim i marrë ndaj tyre nga gjykata, ka ‘dhunuar’ për të dytën herë nënën e saj.

“Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar. Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta në Facebook.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?