Kosovë/ Dhunuesit e grave do ndiqen me byzylyk elektronik

10 Dhjetor, 15:12| Përditesimi: 10 Dhjetor, 15:28

  • Share

Dhunuesit e familjeve do të jenë nën mbikëqyrje elektronike nga Policia e Kosovës. Në rast se do të ketë situata ku brenda një zone të caktuar viktimës i afrohet i dyshuari ose dhunuesi do të lajmërohen të dy nivelet, lokal edhe atë qendror të policisë dhe pastaj vijon procedura standarde për ndërhyrje.

Kryeministri Kurti theksoi se mbikëqyrja elektronike do ta reduktojë jashtëzakonisht shumë dhunën në familje. 

“Ndoqëm demonstrimin që na u prezantua se si funksionojnë hallkat për monitorim elektronik. Hallkat, byzylykët të cilët do të vendosen në dorën ose këmbën e dhunuesit ose të dyshuarit. Në anën tjetër gjithashtu edhe gjurmuesit të cilët do t’i kenë viktimat në mënyrë që ta luftojmë suksesshëm si asnjëherë më parë dhunën në familje”, tha Kurti.

Ai tha se, kjo ka qenë kërkesë e kamotshme nga polica, për të pasur parandalime më efikase, hetime më të mira dhe trajtime më gjithëpërfshirëse të kalojë edhe në këtë fazë të hallkave për monitorim elektronik.

“Në rast se do të ketë situata të tilla ku brenda një zone të caktuar viktimës i afrohet i dyshuari ose dhunuesi menjëherë do të lajmërohen të dy nivelet, edhe lokal edhe ai qendror i policisë dhe më pastaj janë procedura standarde për ndërhyrje. Problemet më të mëdha i kemi për shkak se nuk respektohen urdhrat mbrojtës. Defekti nuk është mungesa e hallkave për monitorim elektronik, por mos respektimi i urdhrave mbrojtëse”, tha Kurti.

Kurse Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, theksoi se ky është një nga projektet e rëndësishme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë.

“Kemi thënë se do të ndërmarrim çdo veprim për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave në Kosovë dhe kemi ndërmarr shumë veprime. Kjo është një ndër projektet më të rëndësishme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë”, tha Haxhiu.

Sipas saj, dënimet e ulëta dhe veprimet me lëshim në procedurë të rregull nga Prokuroria i inkurajon dhunuesit në mënyrë, sipas saj, me këto veprime, institucionet e drejtësisë, dhunuesit po i shndërrojnë në vrasës.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thënë se këto pajisje do të shfrytëzohen edhe në raste të tjera në parandalim të veprave të ndryshme penale, kjo do të ndikon në parandalimin ei përsëritjes së dhunës ndaj grave.

Sipas tij ky është edhe një sukses i policisë por edhe i gjithë sistemit të drejtësisë. “Zbatimi efikas i sistemit do ta sjell një ndryshim jashtëzakonisht të madh në parandalimin e kësaj vepre të rendë”, ka thënë ai, shkruan media kosovare. 

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?