Foto ilustruese

Kosovë/ Dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret serb, në pranga 2 persona në Ferizaj

5 Qershor, 13:17| Përditesimi: 5 Qershor, 13:19

  • Share

Dy persona në qytetin e Ferizaj janë vënë në pranga nga policia pasi dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë.

Raportohet se aksioni i policisë vazhdon, me bastisjen e pronave të të arrestuarve.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë, shkruan Klankosova.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?