Kosova & Rajoni

Kosovë/ E pazakontë në Suharekë, qeni futet në shkollë dhe sulmon 4 nxënës dhe oficerin e policisë! Në fund asgjësohet nga efektivët dhe arrestohet pronari

23 Janar, 08:23| Përditesimi: 23 Janar, 09:23

  • Share

KOSOVË - Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ndodhi në shkollën e fshatit Shirok, në Suharekë, ku një qen hyri në ambientet e shkollës dhe sulmoi katër nxënës.

Policia e Kosovës konfirmoi se, përveç nxënësve, qeni sulmoi edhe zyrtarët policorë që ndërhynë për të menaxhuar situatën. Si rezultat, qeni u asgjësua nga njëri prej policëve të pranishëm.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur qeni hyn në korridoret e shkollës, duke shkaktuar panik mes nxënësve, të cilët shihen duke u larguar me nxitim. Në pamje shfaqen edhe të rritur, të cilët mendohet se janë mësimdhënës. Nxënëset e lënduara u dërguan në urgjencë për trajtim mjekësor.

Policia identifikoi dhe arrestoi pronarin e qenit. Sipas njoftimit, një vajzë e lindur në vitin 2017 ka marrë lëndime serioze në kokë nga kafshimi, ndërsa tre nxënës të tjerë pësuan lëndime më të lehta. Vajza e lënduar rëndë po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

 

Hetimet mbi këtë rast të rëndë po vazhdojnë nga njësitë rajonale dhe ekipet e tjera hetimore.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artjon Skenderaj: 23/01/2025 11:06

    Problem me keto qente edhe ne Tr i njejti muhabet. I marin per shtepi si mbajne dot dhe i lene rrugeve. Smjafton vetem kjo por edhe ata qe i mbajne kane shume besin te qeni dhe i mbajne pa maske pa zinxhir. Po ja u be e keqja. Pse duhet te presim te behet demi qe disa njerez te kuptojne. Ligjet ne lidhje me mbajtjen e qeneve duhet te behen me shterguese. Ketej skane leke te mbyllin muajin ketej i shikon me qen rrace se eshte bere e modes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?