Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës priti kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Gjatë takimit, Myftiu Naim Tërnava, kryetari i BIK-ut ka ironizuar krizën politike në vend.
Myftiu u shpreh se kishte menduar t`i thërriste në takim të gjithë deputetët për të prerë nga një kurban. Sipas tij, kjo do të bëhej me shpresë se kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e ngërçit politik.
“Desha t’i ftojë të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha Tërnava.
Komente
