Kosova & Rajoni

Kosovë/ Myftiu ironizon Kurtin për ngërçin politik: Desha t’i ftojë deputetët me pre nga një kurban, ndoshta ju shkon më mirë

6 Qershor, 13:38| Përditesimi: 6 Qershor, 16:36

  • Share

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës priti kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Gjatë takimit, Myftiu Naim Tërnava, kryetari i BIK-ut ka ironizuar krizën politike në vend.

Myftiu u shpreh se kishte menduar t`i thërriste në takim të gjithë deputetët për të prerë nga një kurban. Sipas tij, kjo do të bëhej me shpresë se kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e ngërçit politik.

“Desha t’i ftojë të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha Tërnava.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?