PRISHTINË - Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta të EULEX rrethuan shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Ai u arrestua ndërkohë që pasditen e sotme u nis për në Hagë. Mediat kosovare shkruajnë se avokati i Krasniqit, Valon Hasani ka bërë të ditur se aktakuza kundër Krasniqit është konfirmuar dhe sot pritet transferimi i tij për në Hagë.
I pyetur se për çfarë vepra është arrestuar Krasniqi, avokati Hasani tha se ende nuk dihet specifikisht por që janë nën juridiksionin e veprave të Speciales.
Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate,dhe është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta dhe gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
Ai ka qenë Ish-anëtari i përgjithshëm i Shtabit i Përgjithshëm i UÇK-së.
Makinat e EULEX pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit
Jakup Krasniqi
Ish-anëtari i përgjithshëm i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë këtë të mërkurë.
Mëngjesin e sotëm EULEX bastisi shtëpinë e tij e më pas e shoqëruan atë në polici.
Nga Haga kanë konfirmuar operacionet në Prishtinë, mirëpo pa dhënë detaje shtesë.
Mediat kosovare shkruajnë se avokati i Krasniqit, Valon Hasani ka bërë të ditur se aktakuza kundër Krasniqit është konfirmuar dhe sot pritet transferimi i tij për në Hagë.