Vehbi Kajtazi

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Gjendet GPS në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi: Përndiqem nga pushteti! Reagon Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias

31 Tetor 2024, 23:00| Përditesimi: 31 Tetor 2024, 23:04

  • Share

Qarqet e gazetarëve në Kosovë dhe jo vetëm, janë solidarizuar me gazetarin Vehbi Kajtazi, në makinën e të cilit pak ditë më pare, u gjet një pajisje gjurmuese.

Sipas mediave në Kosovë, Kajtazi, i cili është drejtor i medias online “Paparaci”, ka marrë vesh se po përndiqej kur gjatë kontrollimit të makinës së tij në shërbim makinash është zbuluar pajisja e gjurmimit.

Sipas rrëfimit të tij, në fillim nuk ka qenë e qartë se çfarë ishte objekti i instaluar fshehurazi në makinë por policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë të bëjnë me një GPS me numër serie.

Sipas gazetarit Kajtazi, kjo pajisje gjurmimi është prodhim britanik me SIM kartë dhe internet.

Në reagimin e tij publik pas ngjarjes, Kajtazi pretendon se “ka shprehur shqetësime të vazhdueshme për përndjekje nga pushteti”.

“Unë tashmë nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike”, shkroi ai.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias tha se është alarmuar për rastin “vetëm disa ditë pasi ai dhe gazetarët e tjerë ngritën shqetësime serioze për ndjekjen nga pjesëtarë të Agjencisë së Zbulimit të Kosovës”.

“Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë së Kosovës që të kryejnë një hetim efektiv, të pavarur dhe profesional për të siguruar që personat përgjegjës për spiunimin e gazetarëve të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

Gjithashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bëri thirrje që autoritetet të hetojnë në mënyrë shteruese rastin dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?