Gjykata Supreme

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon Kurtin, urdhëron KQZ që të regjistrojë Listën Serbe në zgjedhje

31 Dhjetor 2024, 13:05| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 13:12

  • Share

Gjykata Supreme urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë të regjistrojë partinë Lista Serbe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Vendimi i jep formë përfundimtare procedurave të kësaj partie në Kosovë, e cila u ndalua nga Vetëvendosje të regjistrohej në procesin zgjedhor me kandidatët e saj.

Zyra e Apelimit në KQZ, pas vendimit të marrë në mbledhjen e parë ku ky subjekt u ndalua, e hodhi poshtë vendimin e anëtarëve që nuk pranuan regjistrimin e kandidatëve të listës në zgjedhjet parlamentare.

Më pas, LVV dërgoi në Gjykatën Supreme një ankim ku kërkonte që vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të qëndronte në fuqi, por kjo e ka rrëzuar kërkesën e partisë së Albin Kurtit.

Anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ votuan kundër regjistrimit të Listës Serbe në zgjedhje me argumentin se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës. Ambasadat e vendeve perëndimore e cilësuan lëvizjen e Vetëvendosjes si një veprim politik, i cili tashmë hidhet poshtë edhe nga Gjykata Supreme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?