Programacion

E Hënë
12
Prill
E Martë
13
Prill
E Mërkurë
14
Prill
E Enjte
15
Prill
E Premte
16
Prill
E Shtunë
17
Prill
E Diel
18
Prill
E Hënë
19
Prill
E Martë
20
Prill
E Mërkurë
21
Prill
E Enjte
22
Prill
E Premte
23
Prill
E Shtunë
24
Prill
E Diel
25
Prill
Kosova & Rajoni

Kosovë, hyjnë sot në fuqi masat e reja anti-COVID

7 Prill, 12:40| Përditesimi: 7 Prill, 12:41

Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë në Kosovë kanë hyrë sot në fuqi masat e reja të kufizimit. Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në rasteve emergjente.

Restorantet dhe kafenetë do të mbyllin aktivitetet e tyre nga data 7 deri me 18 prill. Ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi”.

Në anën tjetër ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve thelbësore  në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit para universitar dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare do të zhvillojnë mësimin online.

Ndalohen grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona.

Për të gjithë qytetarët kosovarë që kanë udhëtuar jashtë vendit do të jetë e detyrueshme të tregojnë një test negative PCR të 72 orëve të fundit, rregull që vlen edhe për qytetarët e huaj në përjashtim të Shqiptarëve.

Përfaqësues të Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, janë shprehur të shqetësuar me faktin se masat për mbyllje janë ndërmarrë pa pasur një plan konkret për ndihmë financiare.

Në arsyetimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka testuar me 147 mostra pozitive me koronavirus, për detektimin të variantit britanik të koronavirusit.

S.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër anulimit të moratoriumit të gjuetisë premtuar nga Lulzim Basha?