Pallati i Drejtësisë në Kosovë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ I akuzuari për nxitje të përçarjes në Shtërpcë e pranon fajësinë, burgu do i kthehet në gjobë!

21 Gusht, 14:17| Përditesimi: 21 Gusht, 14:21

  • Share

Prokuroria Speciale njoftoi se S.C., e ka pranuar fajësinë për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas njoftimit, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë nga S.C., dhe sipas saj dënimi prej gjashtë muajsh burgim do t’i zëvendësohet me gjobë prej 1.000 eurosh.

“S.C., akuzohej se në Komunën e Shtërpcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar”, tha Prokuroria Speciale.

Aktakuzandaj tij ishte ngritur më 18 gusht. Prokuroria kishte deklaruar se me veprimet e tij, S.C. kishte kontribuar “në prishjen e rendit dhe sigurisë publike të Kosovës”.

Megjithatë, autoritetet e drejtësisë në Kosovë nuk kanë dhënë detaje lidhur me veprimet e kryera nga S.C., apo se në cilën festë fetare ai kreu veprën penale të përçarjes dhe mosdurimit.

Për veprën e njëjtë penale, autoritetet gjyqësore të Kosovës në fillim të gushtit dënuan edhe një zyrtar serb i cili e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.

Igor Popoviq e pranoi fajësinë dhe më pas dënimi me burg iu zëvendësua me gjobë dhe dëbim nga Kosova. Me t’u larguar nga Kosova, Serbia pretendoi se Popoviq e kishte pranuar fajësinë “nën presion”, ndonëse gjatë seancës për pranimin e fajësisë ai deklaroi para Gjykatës Themelore në Prishtinë se e pranonte fajësinë pa asnjë lloj presioni. /REL/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?