Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 30 ditë paraburgim Ramadan Morinës, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile. Ai ka dalë sot, më 14 gusht, para gjykatës pasi ditë më parë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai akuzohet se në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëpunim me forca policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në një masakër ku humbën jetën 34 civilë shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, informon ‘KosovaPress’.
“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, tha më herët Prokuroria.
Seanca dëgjimore për masën e sigurisë u mbajt e mbyllur për media dhe pas saj nuk pati deklarime para gazetarëve as nga prokurori special e as avokati i të pandehurit.
Komente
