Kosovë/ I mituri 11-vjeçar dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Rahovecit

25 Dhjetor 2021, 01:23| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 01:26

  • Share

Një fëmijë i moshës 11-vjeçare është dërguar pa shenja jetë në emergjencën e QKMF-së në Rahovec.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Rasti është hapur për hetime, ndërsa trupi i pajetë me kërkesë të familjarëve është dërguar për obduksion.

“Sot me date 24.12.2021 ne ora 16:45 nga emergjenca e QKMF Rahovec Stacioni policor -Rahovec është njoftuar se nga familjaret eshte sjellur nje femije i moshes 11 vjeçare pa shenja jete. Pas kontrollit nga mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

 Rastit iu eshte pergjigjur patrulla si dhe njesiti i hetimeve te SP Rahovec.

Per rastin eshte kontaktuar kryeprokuroi dhe hapet rasti Hetim i vdekjeje, ndersa trupi i pajetë me kerkese te familjareve dergohet ne institutin e mjeksisë ligjore per obduksin”, tha Gjurkaj.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?