Kosovë, jep dorëheqjen ministrja e jashtme pasi bashkëshorti i saj kapet në video duke blerë vota

9 Mars 2021, 09:26| Përditesimi: 9 Mars 2021, 13:22

  • Share

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryediplomates dhe gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas publikimit të një video në të cilën supozohet se bashkëshorti i saj Dardan Stublla, ka blerë vota për të. Lajmin për dorëheqjen e saj e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në Facebook.

“Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ndërkohë që ajo ka kërkuar rinumërim të votave

 “Për këto arsye, dyshimet janë të bazuara që ka keqpërdorime edhe të kutive tjera, andaj KËRKOJ RINUMËRIM TOTAL. Faktet do t’i paraqes në organet kompetente”, ka shkruar ajo në Facebook.

Haradinaj Stublla është ministra e dytë e qeverisë në largin, që jep dorëheqjen pak javë para se t’i dorëzohet mandati qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?