Foto nga aksidenti

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Kamioni humb kontrollin dhe merr përpara 9 makina, plagosen tre persona (VIDEO)

24 Gusht 2019, 15:09| Përditesimi: 24 Gusht 2019, 15:21

  • Share

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një kamion për mbledhjen e mbeturinave humb kontrollin dhe merr përpara disa vetura. Sipas mediave kosovare, supozohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin.

 Policia e Kosovës ka raportuar për mediat se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura e një kamion dhe janë lënduar tre persona.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?