Kosova & Rajoni

Kosovë/ Kurti refuzohet nga LDK për bisedime mbi formimin e qeverisë! Konjufca takon krerët e partive parlamentare

8 Prill, 16:32| Përditesimi: 8 Prill, 20:24

  • Share

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, njoftoi sot se nuk e ka pranuar ftesën e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim konsultativ, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se kishte pranuar letër nga Kurti të hënën, por vendosi ta refuzojë takimin me të për shkak gjuhës së kryeministrit në detyrë para dhe gjatë fushatës zgjedhore drejtuar LDK-së.

Po sot, Kryetari në detyrë i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me krerët e partive parlamentare që u shpallën fituese në 9 shkurt. Kreu i parlamentit diskutoi me ta çështje teknike e formale, por pas këtij takimi Konjufca foli për përpjekjet për formimin e qeverisë së re

Deri më tani Kurti ka zhvilluar takime më partitë vogla ta pakicave jo serbe dhe ka siguruar të paktën 51 vota në parlament për të votuar qeverinë e re nga 61 të nevojshme sipas kushtetutës.

Vetëvendosje nuk ka propozuar ende as një emër për kryetarin e ri të parlamentit, ndërsa ditë më parë Kurti u shpreh se VV synon që në seancën e parë të 15 Prillit të votojë kreyparlamentarin e ri dhe qeverinë e re.  

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?