Kosova & Rajoni

Kosovë, Kreshnik Gashi emërohet shefi i ri i Agjencisë së Zbulimit

25 Nëntor 2019, 16:57| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 18:45

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj emëruan të hënën Kreshnik Gashin në postin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Zbulimit të Kosovës.

Po të hënën ata emëruan edhe Burim Ramadanin në postin e inspektorit të përgjithshëm të kësaj agjencie.

Në një postim në rrjetet sociale kryeministri në largim Ramush Haradinaj shkroi se “profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”.

Kreshnik Gashi, që nga viti 2015 ishte drejtor i bordit te Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës, ndërsa Burim Ramadani, ishte zëvendësministër i mbrojtjes

Emërimet e sotme pasuan dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, Shpend Maxhuni, më 6 nëntor rreth një vit e gjysmë pasi që ishte emëruar në atë post.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?