Kosovë/ Kryeministri Hoti cakton Skënder Hysenin si koordinator të bisedimeve me Serbinë

21 Korrik 2020, 17:33| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 17:35

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar Skënder Hysenin si koordinator të bisedimeve me Serbinë pas takimit që ai zhvilloi me disa parti 

Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”.

Më 1 korrik në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte vendosur për themelimin e Këshillit të Ekspertëve për dialog me Serbinë në kuadër të zyrës së Kryeministrit. Këshillin e Ekspertëve do ta udhëheqë Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë. Udhëheqës i Këshillit të Ekspertëve pas emërimit nga kryeministrit Hoti do të jetë Skender Hyseni i cili do jetë njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit. Skender Hyseni pritet që pasnesër të udhëtojë për në Bruksel për të vazhduar dialogun me Serbinë në nivelin e ekspertëve

Komento

Komente

  • Gege Kosova: 22/07/2020 14:44

    Shpallet Kordinator,jo si kordinator!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?