Kosova & Rajoni

Kosovë/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë themelimin e institucioneve

6 Prill, 16:28| Përditesimi: 6 Prill, 20:16

  • Share

Me akuzat se po synon të sabotojë themelimin e institucioneve të reja dhe po cenon sigurinë e vendit, Qeveria e Kosovës mblodhi këtë të diel Këshillin e Sigurisë.

Sipas njoftimit të qeverisë Kurti, në mbledhje u përsëritën akuzat se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përmes Listës Serbe, akuza që janë bërë edhe nga Gjermania dhe misioni i BE për monitorimin e zgjedhjeve.

“Serbia po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxisë tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Përveç çështjes së formimit të institucioneve, sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë ka diskutuar edhe për sulmin me granata dore ndaj Zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, por edhe për arrestimin të shtunën mbrëma të 4 pelegrinëve’ serbë në Gjakovë. Sipas Këshillit, njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.

Policia, ndërkaq, në raportin 24-orësh ka thënë se në Gjakovë ka arrestuar më 5 prill katër të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?