Protesta ndaj Kurtit në Skënderaj

Kosova & Rajoni

VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj

27 Janar, 19:35| Përditesimi: 27 Janar, 22:20

  • Share

KOSOVË - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është pritur mirë nga qytetarët gjatë një tubimi zgjedhor në Skënderaj, ku po zhvillohej fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit. Gjatë përpjekjeve të tij për të hyrë në sallën e tubimit, janë hedhur fishekzjarrë dhe mjete piroteknike në drejtim të tij. Sipas mediave kosovare, nuk ka raporte për të lënduar, por incidenti ka shkaktuar tensione mes grupeve të ndryshme.

Në afërsi të tubimit, simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë brohoritur "Na jena PDK, Thaçi – Thaçi" dhe "Albin hajni". Gjithashtu, janë dëgjuar edhe thirrje të tjera që lidhen me një ngjarje të fundit, përfshirë incizimin audio të Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiç, një incident që ka shkaktuar polemika të mëdha.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar ndaj ngjarjes, duke thënë se disa persona të orkestruar nga PDK kanë tentuar të pengojnë tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Ai gjithashtu theksoi se politika primitive nuk do të kalojë dhe se Vetëvendosje do të vazhdojë të përparojë, duke thyer bastione një pas një nëpër Kosovë.

“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skenderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje. Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit. Politika primitive nuk kalon”, shkroi Çeku në rrjete sociale.

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sapa: 28/01/2025 08:28

    Neqoftese Albini eshte hajn cfare duhet te jene hajnat e vertete?I takon qe te jene Pirate.

    Përgjigju
  • Ilir: 27/01/2025 20:02

    Albini eshte zemra e Dardanise dhe Shqiperise, hajn i pabese dhe shfrytezues i pasluftes pa derdh asnje plumb eshte hashim UDB-ashi nje mqskara burre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?