Albison dhe Rexhep Shlivova, dy kushërinjtë e vrarë dje në Kosovë

Kosovë/ Kush janë 2 kushërinjtë e vrarë në Klinë mbrëmjen e djeshme! Autori, djali i politikanit të njohur të LDK, shkak dyshohen konfliktet

14 Nëntor, 11:09| Përditesimi: 14 Nëntor, 11:13

  • Share

Kosovë- Krimi ka tronditur përsëri Kosovën. Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Klinës mbrëmjen e djeshme, 13 Nëntor.

Dy të rinj u vranë me armë zjarri në një lokal. Sipas raportimeve nga mediat kosovare, viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori i dyshuar i krimit është identifikuar si Jon Hoti.

Mediat kanë publikuar edhe fotot e viktimave. Ndërsa 19-vjeçari Hoti, autori i dyshuar i ngjarjes, është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Ai është arrestuar nga Policia. Viktimat dhe autori dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm dhe kjo dyshohet të jetë edhe shkaku i tragjedisë. Policia kosovare tha se po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e krimit dhe motivet.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?